40 të vdekur e 20 të plagosur pas sulmeve në dy xhami të Zelandës së Re
Në qytetin Christchurch të Zelandës së Re gjatë natës së sotme kanë ndodhur disa sulme në dy xhami ku kanë mbetur 40 të persona të vdekur e mbi 20 të plagosur
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi këtë sulm si një nga “ditët më të errrëta” të vendit, përcjell Periskopi.
Policia po e heton rastin dhe ende nuk ka shifër zyrtarë të njerëzve të vrarë, por nga ajo që raportohet nga mediat e huaja thuhet se janë 40 persona të vrarë e 20 të plagosur nga ky sulm.
Zëdhënsi i Policisë ka njoftuar se për këtë rast deri tani janë dërguar në paraburgim tre burra dhe një grua si dhe dyshohet se persona të tjerë mund të jenë të përfshirë në këtë rast, por që ende janë të lirë.
Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kur kanë ndodhur të shtënat kanë vrapuar që të shpëtojnë jetët e tyre derisa kanë parë edhe njerëz të përgjakur në afërsit të xhamisë Al Noor.
Autoritetet në Zelandën e Re kanë këshilluar që të mbyllen të gjitha xhamitë e qytetit deri në njoftimin e radhës./Periskopi/