42 anëtarë të Parlamentit Evropian i çojnë kërkesë Macronit të hiqen vizat për Kosovën

42 anëtarë të Parlamentit Evropian i çojnë kërkesë Macronit të hiqen vizat për Kosovën

Anëtari i Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter ka thënë se sot bashkë me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, ka nënshkruar dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holantes, Mark Rutte, me kërkesën që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020.

Kovatchev gjithashtu kujtoi se kanë kaluar tashmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

Tutje, Kovatchev tha se vetëm kështu, Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë në cështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Sot, së bashku me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, nënshkruam dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandes, Mark Rutte, me kërkesën që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit 2020. Kanë kaluar tshmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Vetëm në kështu Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë”, shkroi Kovatchev.

 

Shpërndaje në: