5 futbollistët që kanë fituar më së shumti trofe

5 futbollistët që kanë fituar më së shumti trofe

Në fund të fundit, suksesi i lojtarëve dhe skuadrave matet me numrin e trofeve që fitojnë.

Por në të njëjtën kohë, numri i trofeve nuk përcakton qartë nivelin e aftësive individuale. Por megjithatë, bota në të cilën jetojmë është e fiksuar pas numrave.

Ditën e djeshme, Messi shtoi një tjetër trofe në numër duke fituar Superkupën e Francës me Paris Saint-Germain, duke iu afruar edhe më shumë kreut të renditjes së lojtarëve me më shumë çmime në karrierën e tij. Në lidhje me një ngjarje të tillë, le të hedhim një vështrim se kush është në pesëshen e parë në këtë tregues.

Maxwell – 37 trofe
Hossam Ashur – 39 trofe
Andres Iniesta – 39 trofe
Lionel Messi – 41 trofe
Dani Alves – 43 trofe

Shpërndaje në: