5 mënyra për të ndryshuar mënyrën si mendoni gjatë një periudhe të keqe të jetës

5 mënyra për të ndryshuar mënyrën si mendoni gjatë një periudhe të keqe të jetës

Kur përballemi me ngjarje të pakëndshme është e rëndësishme ta trajtojmë veten mirë. Duke ndryshuar qasjen e mënyrës sesi mendojmë edhe ngjarjet e këqija mund të na ndihmojnë të rritemi dhe të bëhemi njerëz më të mirë. Këshilla që dëgjoni shpesh, se duhet të fokusoheni tek aspketet pozitive edhe kur diçka e dhimbshme ndodh, nuk është thjesht klishe. Gjithsesi, cilat janë mënyrat që duhet të ndiqni për të ndryshuar perceptimin nëse po kaloni një periudhë të vështirë?

1. Praktikoni dashurinë për veten

Që do të thotë, ruajeni dhe trajtojeni veten me respekt. Nëse s’e bëni këtë s’mund të ndihmoni as të tjerët në momente delikate. Nëse trajtojmë veten me dashuri, funksionojmë më mirë dhe jemi një ndihmë edhe për të tjerët në momente të caktuara.

2. Mbajini gjërat në perspektivë
Duke menduar për një ngjarje të keqe në perspektivë mund të na ndihmojë ta përballojmë më mirë. Ndonjëherë njerëzit presin t’i ndodhë diçka për t’u përballur me të. Këtu bëhet fjalë për përgatitjen mendore dhe të parit të gjërave më objektivisht. Ndonjëherë njerëzit reagojnë më shumë seç duhet ndaj ngjarjeve të caktuara.

3. Përqafojeni ndryshimin
Nëse jeni para një fakti nuk mbetet asgjë përveçse ta pranosh ndryshimin dhe të shohësh anën pozitive të saj. Duke e shmangur shkakton ngarkesa tek vetja dhe bëhet më e lodhshme për ta përballuar më vonë.

4. Beso tek vetja
Kujto gjithmonë që brenda teje është diçka më e fortë që përballon çfarëdo lloj pengese.

5. Shih për dyert që janë hapur
Kur një derë mbyllet, një tjetër hapet, por për aq kohë sa nuk mendojmë këtë, s’e shohim dot derën që është hapur për ne.

Shpërndaje në: