5 ndeshje, 0 gola: Çka po ndodh me Vedat Muriqin?

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi tashmë ka zhvilluar 5 sfida me bardhekaltërtit duke u inkuadruar nga banka rezervë dhe duke mos e gjetur ende golin, shkruan Periskopi.

Përkundër kësaj, Muriqi ka bërë historinë duke u bërë futbollisti i parë i Përfaqësueses së Kosovës që luan në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se, gjatë prezantimit të prizrenasit të klubi i Lazios ia pati ‘premtuar’ se do ta jap maksimumin me klubin.

“Të jesh në Lazio është një nder, unë do të përpiqem të jap maksimumin tim dhe të ndihmoj ekipin”.

Megjithatë, mbetet të shihet se si do ta gjejë vetën dhe a do ta gjejë golin Muriqi në ndeshjet e ardhshme.

Shpërndaje në: