5 rekordet e Ibrahimovic prej transferimit në Man United
Me 35 vjet e 125 ditë, Zlatan është bërë lojtari më i vjetër të shënojë 15 gola në histori të Premier Ligës.
Zlatan tani ka arritur të shënojë gola në numër dyshifrorë (në top pesë ligat europiane) në secilin prej 11 sezoneve të fundit. Lojtarët tjerë që kanë bërë këtë janë… Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Zlatan ka shënuar më shumë se 20 gola për klub në secilin prej 10 sezonave të fundit. Hera e fundit kur nuk ka arritur të shënojë 20 gola ishte sezoni 2006-07 në Inter (15)
Nga pesë ligat e mëdha europiane, vetëm Lionel Messi (51) ka shënuar më shumë gola se Zlatan (50) në të gjitha kompeticionet gjatë vitit 2016.
Pasi shënoi kundër Bournemouth në debutimin e tij në Premier Ligë, Zlatan ka shënuar në debutimet në Premier Ligë, Serie A, La Liga, Ligue 1 dhe Ligë të Kampionëve. /Periskopi/



