5 shenjat e helmimit nga ushqimi që të gjithë duhet t’i dini

5 shenjat e helmimit nga ushqimi që të gjithë duhet t’i dini

Sipas sondazheve rreth 48.000.000 njerëz helmohen çdo vit ndaj dhe duhet të keni kujdes dhe të dini të dalloni shenjat që jep helmimi nga ushqimi menjëherë. Më poshtë lexoni ato më të shpeshtat dhe më të dallueshmet për çdo njeri:

Djersitja: Helmimi nuk ju bën që të shkoni menjëherë në tualet duke nxjerrë ushqimin por fillon me një djersitje të lehtë, trupi juaj mundohet që me anë të saj të nxjerrë jashtë toksinat. Në fillim do të ndiheni të këputur dhe sikur diçka nuk shkon dhe më pas kjo djersitja mund t’ju japi dhe temperaturë.

Gazrat: sipas “Mayo clinic” një tjetër simptomë e menjëhershme janë dhe gazrat. Mund ta kuptoni nëpërmjet tyre nëse një ushqim ju ka helmuar pasi do të jenë të shpeshta. Është një shenjë që bakteret janë ne trupin tuaj.

Te vjellat: Do të keni të vjella në sasi të madhe, saqë nuk mund të ruani asnjë lëng, ose dhe nëse janë të pakta do të zgjasin më shumë se një ditë.

Simptoma të dehidrimit, urinim të dobët, sy që djegin pa lot, gojë dhe gjuhë të tharë, frymëmarrje të përshpejtuar dhe rrahje më të shpeshta të zemrës.

Vështirësi në përtypje, flisni dhe merrni frymë me vështirësi, keni pamje të turbulluar, lodhje muskujsh, veçanërisht pas konsumimit të ushqimit të konservuar ose të detit, por mund të keni edhe helmime nga kërpudhat.

Shpërndaje në: