5 të vrarë në sulmin me shigjetë në Norvegji: Pse 37 vjeçari sulmoi në atë formë?

5 të vrarë në sulmin me shigjetë në Norvegji: Pse 37 vjeçari sulmoi në atë formë?

Një qytetar danez 37 vjeçar është arrestuar pasi pesë njerëz u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në sulmin me një hark me shigjeta në qytetin norvegjez të Kongsbergut, ka thënë Policia.

I dyshuari jetonte në qytet dhe u transportua në qytetin e Drammenit të mërkurën mbrëma.

Policia po e interrogon të dyshuarin, dhe i cili po fliste.

Avokati i tij tha si vijon: “Ai po bashkëpunon dhe po jep deklarata të detajuara në lidhje me ngjarjen”, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Ky avokat tha se klienti i tij ishte “shumë i shqetësuar” dhe do të mbahej në paraburgim.

Ai refuzoi të thoshte tjetërçka pos që nëna e këtij të fundit ishte daneze.

U raportua po ashtu se kishte pasur edhe konfrontim mes 37 vjeçarit dhe policisë.

Motivi i sulmuesit në fjalë nuk është ende i qartë por nuk është përjashtuar as terrorizmi. /Periskopi

Shpërndaje në: