511 raste të reja për katër ditët e fundit në Kosovë, vetëm 19 raste ishin në të njëjtat ditë të muajit të kaluar

511 raste të reja për katër ditët e fundit në Kosovë, vetëm 19 raste ishin në të njëjtat ditë të muajit të kaluar

Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar të dhënat e fundit kryesore nga raporti i pandemisë. Dhe kjo, na jep një shenjë të qartë edhe për trendin aktual të luftës së kosovës me pandeminë.

Në katër ditët e fundit kemi pasur vazhdimisht numra treshifror të të infektuarve të rinj.

Kjo e ka përkeqësuar shumë situatën me numrin e rasteve aktive që tanimë ka shkuar në 997, raporton Periskopi.

Prej datës 4 janar, e deri tash, janë shënuar gjithsej 511 raste të reja.

Më 7 janar 144, më 6 janar 152, më 5 janar 107 dhe më 4 janar 108.

E krahasuar me të njëjtën periudhë të muajit të kaluar [dhjetor, 2021] shohim një përkeqësim të një shkalle alarmante.

Gjatë katër ditëve të muajit të kaluar, prej 4 e deri më 7 dhjetor, ishin shënuar vetëm 19 raste të reja të infektimeve.

Kjo nënkupton se gjatë këtyre katër ditëve kanë qenë 492 raste të reja më shumë. /Periskopi

Shpërndaje në: