53 vjeçari tenton ta kall veten para Ambasadës së Amerikës

Periskopi.com Lajme

Policia ka parandaluar sot një ngjarje të rëndë në Tiranë. Një person rreth 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë në Rrugën e Elbasanit, në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Policia identifikoi shtetasin me inicialet F. S. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij. Ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.