562 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

562 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

562 raste aktive me COVID-19 aktualisht janë në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 17 raste të reja të infektimit, njofton Klan Kosova.

Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë ka administruar 10,185 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, 675 mijë e 582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

19 tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.

Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.
Në total numri i rasteve aktive është 562.

Shpërndaje në: