6 çika të vogla i zhveshin cullak dhe i detyrojnë të luten për shi

6 çika të vogla i zhveshin cullak dhe i detyrojnë të luten për shi

Gjashtë vajza të mitura në Indinë qendrore u zhveshën dhe u detyruan të bënin paradë cullak si pjesë e ritualit të një fshati që bënte lutje për shi.

Incidenti ndodhi në fshatin e Bundelkhandit në shtetin e Madhya Pradeshit, i cili po ka probleme me thatësira.

Videot u bënë virale në mediat sociale dhe shfaqnin çikat e vogla cullak, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Banorët besonin se rituali do të kënaqnin zotin e shiut dhe do të sillnin shirat në rajon.

Policia e Madhya Pradesh tha që nuk kishin marrë ndonjë ankesë formale kundër kësaj ngjarjeje, por shtuan se kishin nisur hetimet.

Disa prej këtyve vajzave kishin qenë madje edhe më të reja se pesë vjet. /Periskopi

Shpërndaje në: