6 fakte të shkurtra për Jake Sullivan – këshilltarin kryesor të Biden: Përveç Kurtit, kë tjetër e takoi te këto shkallë?

6 fakte të shkurtra për Jake Sullivan – këshilltarin kryesor të Biden: Përveç Kurtit, kë tjetër e takoi te këto shkallë?

Kryeministri Albin Kurti, pas shumë ditësh qëndrimi në Amerikë, sot ka takuar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Biden, zotin Jake Sullivan. Sipas njoftimit të Kryeministrisë por edhe të Shtëpisë së Bardhë, Sullivan dhe Kurti kanë diskutuar disa tema, mes tyre, edhe për Dialgoun midis Kosovës dhe Serbisë.

Ja disa fakte – shkurtimisht – se kush është Jake Sullivan:

1.Jake Sullivan është këshilltari më i rëndësishëm i Presidentit Biden. Ai ka pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare.

2.Zoti Jake Sullivan, mori detyrën e rëndësishme si 44 vjeçar, kur Biden u betua për President. Ai është në këtë pozitë, si këshilltari më i ri për sigurinë kombëtare në gjysmë shekulli e më shumë.

3.Edhe pse i ri në moshë, ai njihet si eksperti më i kalitur i politikës së jashtme amerikane.

4.Ai ka shërbyer si këshilltar i Biden, edhe kur Biden ishte nënkryetar në administratën e Barack Obamës.

5.Ai gjithashtu ka shërbyer si shef i planifikimit të politikave për Hillary Clintonin, kur ajo ka qenë sekretare e Shtetit në administratën Obama.  Sullivan ka qenë një nga këshilltarët e saj më të afërt strategjikë.

6.Sullivan besohet se ka krijuar marrëdhënie të ngushta me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili po ashtu ka qenë këshilltar për siguri kombëtare i Bidenit.

Fotografia e takimit: Vendi

Me publikimin e fotografisë dhe përmbajtjes së takimit Sullivan- Kurti, ajo që ra në sy ishte vet imazhi i takimit (pra, vetë fotografia).

Sipas fotografisë, takimi paska ndodhur jo në zyrën e zotit Sullivane, por para disa shkallëve që duken në prapavijë.

Nga navigimi në profilin e zotit Sullivane në Twitter ose nga kërkimi në Google, zyra e tij duket kështu:

(Nga takimi i zotit Sullivane me presidentin e Palausë – para pak ditësh; burimi: Twitter) 

Ndërkaq, nga ajo që gjetëm në Twitter, zoti Sullivane ka takuar para këtyre shkallëve vitin e kaluar, edhe aktivisten dhe gazetaren e njohur iraniane Masih Alinejad.

Çka folën Sullivan dhe Kurti: Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë

“Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan, takoi dje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zoti Sullivan falënderoi kryeministrin e Kosovës për gatishmërinë e mirëpritjes së të evakuuarve afganë.

Ata shkëmbyen pikpamjet edhe lidhur me agresion rus në Ukrainë, përfshirë edhe asistencën e Kosovës për popullin e Ukrainës si dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Ata, gjithashtu diskutuan për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku zoti Sullivan shprehu përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.

/Periskopi/ 

 

Shpërndaje në: