6 gola, 1 karton i kuq, por asnjë fitues – Real Madrid dhe Levante ndajnë pikët

6 gola, 1 karton i kuq, por asnjë fitues – Real Madrid dhe Levante ndajnë pikët

Real Madrid dhe Levante kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së dytë në La Liga, në një ndeshje ku pati shumë gola, karton të kuq, përmbysje dhe gjithçka që e bën interesante një ndeshje.

Goli i parë i këtij takimi erdhi pas vetëm pesë minutave lojë, kur Gareth Bale shënoi një gol të bukur me një goditje tokazi, për epërsinë e Realit. Kjo ishte krejt çka tregoi pjesa e parë, pasi spektakli ishte kursyer për 45 minutat e dyta, shkruan Periskopi.

Me të filluar pjesa e dytë, Roger shënoi për 1:1 në minutën e 46’, kurse vetëm 11 minuta më vonë, Campana shënoi për 2:1, që ishte epërsia e parë e Levante në këtë ndeshje.

Reali arriti të reagonte me anë të brazilianit Vinicius, i cili gjeti golin në minutën e 73’. Për befasinë e radhës te Levante u kujdes Rober, i cili shënoi për 3:2, në minutën e 79’.

Dramën e vazhdoi braziliani Vinicius, i cili me golin e dytë personal të mbrëmjes ktheu shifrat në baras 3:3, pesë minuta para fundit.

Me këtë rezultat u vulos edhe takimi, duke bërë që në xhiron e dytë të La Liga, Reali dhe Levante të ndajnë nga një pikë.

Real Madrid tashmë numëron katër pikë, kurse Levante mbetet në kuotën e dy pikëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: