6 mënyra të habitshme se si tangat mund të ndikojnë (për keq) në shëndetin tuaj!

6 mënyra të habitshme se si tangat mund të ndikojnë (për keq) në shëndetin tuaj!

Ndërsa varet tërësisht nga ju që të vendosni se çfarë lloj të brendshmesh do të vishni në mëngjes, është e rëndësishme të dini se mbajtja e tangave çdo ditë mund të ndikojë në shëndetin tuaj në disa mënyra. Nëse këto kohë keni patur infeksione apo kruajtje në zonën time, mund ta ketë fajin ajo copë e hollë pëlhure.

Kjo nuk do të thotë se të brendshmet me tanga i japin të gjithëve një problem.

Për sa kohë që tangat nuk po ju irritojnë lëkurën dhe nuk po shkaktojnë ndonjë problematikë tjetër, vazhdoni t’i mbani ato.

Për të qenë më të sigurt, mjekët rekomandojnë të mbani tanga prej pambuku, kundrejt materialeve sintetike, dentelle ose të mëndafshta.

Më poshtë, dr. Mary Jane Minkin, gjinekologe, përmend disa rreziqe që mund të sjellë mbajtja rregullisht e tangave.

1. Tangat mund të çojnë në acarim të lëkurës

Mbajtja e tangave çdo ditë mund të rrisë rrezikun e inflamacionit të vulvës dhe të çojë në gërvishtje/acarim të lëkurës.

Nëse jeni vazhdimisht duke i tërhequr apo rregulluar, nuk janë tangat e duhura për ju.

2. Mund të shkaktojnë dermatit kontakti

Vetë natyra e të brendshmeve me tanga i bën ato më të prirura të japin kruarje. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse lëkura juaj është e ndjeshme ndaj irrituesve që mbeten në pëlhura, si detergjentët, sapunët e ashpër ose zbutësit e rrobave.

Nëse keni kruajtje, provoni të ndërroni detergjentët për të parë nëse ka ndonjë ndryshim. Nëse as kjo nuk ju ndihmon, provoni të ndryshoni të brendshmet dhe të zgjidhni një stil tjetër.

3. Tangat mund të ndikojnë në pH e vaginës suaj

Ju mund të vini re një rritje të problemeve të lidhura me pH, veçanërisht nëse vishni rregullisht tanga të mëndafshta ose sintetike. Çdo pëlhurë që nuk i lejon zonat intime të “marrin frymë”, mund të shkaktojë akumulim të tepërt të lagështirës. Kjo mund të çojë në një ndryshim në pH e vulvës dhe vaginës – duke shkaktuar një rritje të mundshme të baktereve.

4. Mund të shkaktojnë erë të pakëndshme

Sipas mjekes, akumulimi i lagështirës nga të brendshmet me tanga mund të shkaktojë një ndryshim në erën tuaj të vulvës ose vaginës.

5. Infeksion maja

Nëse po përdorni tanga në materiale të papërshtatshme, ju po krijoni një mjedis për lulëzimin e majave dhe gjithë problemeve që përmendëm më lart.

6. Mund të shkaktojnë gunga

Nëse të brendshmet tuaja janë shumë të ngushta, mund të bllokojnë poret ose rrënjët e qimeve. Kjo mund të çojë në gunga apo edhe akne rreth zonës intime.

Shpërndaje në: