6 sekondat që mund t’iu shmangin nga infektimi me koronavirus

6 sekondat që mund t’iu shmangin nga infektimi me koronavirus

Distancimi social, përdorimi i maskave, higjiena personale dhe mjedisore: tani dihen rregullat për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Të gjitha janë masa të rekomanduara nga ekspertët për të zvogëluar dozën e viruseve me të cilët jemi në kontakt. Por sa është sasia e Covid-19, ndaj të cilës i ekspozohemi çdo ditë? “Si me çdo helm tjetër, viruset zakonisht janë më të rrezikshëm në sasi të mëdha. Ekspozimet e vogla fillestare kanë tendencë të çojnë në infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa dozat e mëdha mund të jenë vdekjeprurëse”, thonë profesori Joshua Rabinowitz dhe studiuesja Caroline Bartman për gazetën New York Times.

“Kur hyn në një ndërtesë apo në një zyrë ku ka qenë dikush me koronavirus, nuk është aq e rrezikshme sa të ulesh pranë atij personi të infektuar gjatë një ore udhëtim me tren”, shtojnë ata.

Për këtë arsye, distancimi social dhe higjiena e duhur ndihmojnë në uljen e dozës së viruseve, ndaj të cilëve jemi të ekspozuar. Siç shpjegon Corriere, për këtë arsye duhet pasur kujdes i veçantë për të parandaluar ekspozimin ndaj dozave të larta me Covid-19. “Këto doza janë më të mundshme gjatë ndërveprimeve të ngushta me njerëzit, por edhe gjatë takimeve në lokale të mbushura apo kur prekim fytyrën pasi kemi marrë një sasi të konsiderueshme në duar”.

Dy studiuesit kanë sqaruar në fakt se “ndërveprimet njerëzore janë më të rrezikshme në hapësira të mbyllura dhe në një distancë të shkurtër, me një përshkallëzim të dozave në rritje me kohën e ekspozimit”.

Sa u përket ndërveprimeve kalimtare, që shkelin rregullin e ruajtjes së distancës prej 1.80 metra, si për shembull gjatë pagesës në një supermarket, ato duhet të jenë sa më të shkurtra, duke synuar rregullin: “brenda një metri dhe tetëdhjetë centimetra, vetëm gjashtë sekonda””.

OBSH aktualisht rekomandon që të ruhet një distancë minimale prej të paktën 1 metër nga një person tjetër. Kjo distancë sugjerohet edhe nga Ministria jonë e Shëndetësisë. Sidoqoftë, për ekspertët e shëndetit në SHBA, është e nevojshme që të ruhet një distancë prej 1.80 metra nga të tjerët. Dhe në rast se kjo masë nuk është e mundur, për shembull kur paguajmë në supermarket, rregulli që duhet të ndiqet është ai i një kontakti të shkurtër, maksimumi gjashtë sekonda.

Ekspertët shtojnë se “rrobat dhe ambalazhet ushqimore që janë ekspozuar ndaj dikujt me virus duket se paraqesin një rrezikshmëri të ulët”.

“Personat e shëndetshëm, që janë së bashku në një dyqan apo në një vend pune, kanë një rrezik të tolerueshëm, për sa kohë marrin masa si maska apo distanca”. Të gjitha këto janë të dhëna që duhen mbajtur mend për të përballuar fazën e dytë të emergjencës./ American Eye

Shpërndaje në: