6 vetë do ta mbysin veten sapo ta lexoni këtë shkrim

6 vetë do ta mbysin veten sapo ta lexoni këtë shkrim

Kur të mbaroni së lexuari këtë shkrim, të paktën gjashtë njerëz do ta mbysin veten në këtë dynja.

Ata gjashtë vetë përbëjnë një copë tepër të vogël të 800 mijë njerëzve që do e vrasin veten sivjet – më shumë se popullësia e Washington DC-së, Oslo-s apo Cape Townit [shën.i përkthyesit: apo sa gjysma e popullësisë së Kosovës]. Nganjëherë qëllon që edhe njerëz me famë e me nam të madh si Anthony Bourdain apo Kate Spade të bëjnë diçka të tillë, dhe kjo i mbush ballinat, por edhe ata janë fëmijët, shokët apo kolegët e dikujt, anëtarët e vlershëm të familjeve e komuniteteve.

Vetëvrasja është simptoma më e skajshme dhe e dukshme e një emergjence shëndetësore mendore shumë më të madhe të cilën deri tash kemi dështuar ta adresojmë qysh duhet. Stigma, frika dhe mungesa e të kuptuarit përbëjnë vuajtjen e atyre që afektohen dhe parandalojmë veprimet e rëndëdishme që duhen aq dëshpërimisht.

Një nga katër prej nesh duhet të përballet me ndonjë sëmundje mendore në një pikë të jetës së tij, dhe nëse nuk jemi direkt të afektuar, dikush për të cilin na bën është shumë e mundshme që të preket. Të rinjtë tanë janë veçanërisht të lëndueshëm, me vetëvrasjen që është shkaku i dytë më i madh i vdekjeve globalisht mes moshës 15 deri në 29 vjeçare dhe gjysma prej të gjitha sëmundjeve mendore që nga mosha 14 vjeçare.

E megjithatë, pavarësisht univerzalitetit të çështjes, ne e kemi të zorshme që të flasim hapur apo të ofrojmë kujdes adekuat. Brenda familjeve dhe komuniteteve, ne shpesh mbesim gojëmbyllur nga turpi që na thotë se ata me sëmundje mendore janë disi me më pak vlerë ose vetë kanë faj për vuajtjen e tyre.

Në vend se t’i trajtojmë ata që përballen me sëmundje mendore me dashamirësi, njësoj siç sillemi me ata që kanë sëmundje fizike, ne në fakt i fajësojmë e i dënojmë për atë gjë. Në tepër shumë vende, shërbimet ndihmuese janë joekzistuese dhe ata me sëmundje të trajtueshme janë kriminalizuar – që literalisht i bie se janë të lidhura me vargonj për kushtesh çnjerëzore, të shkëputur nga pjesa tjetër e shoqërisë pa shpresë.

Shëndeti mendor aktualisht merr më pak se 1 për qind të ndihmës globale financiare. Financat e brendshme në parandalimin, promovimin dhe trajtimin është ngjashëm i ulët. Aktualisht, çdo komb në botë është “në zhvillim” sa i përket kësaj çështjeje.

Një investim kaq i paktë nuk është i keq vetëm për individët, është destruktiv për komunitete dhe për ekonomi të tëra. Sëmundjes mendore i kushtojnë botës 2,5 trilionë Dollarë në vit, një shifër që pritet të rritet në 6 trilionë deri në vitin 2030 nëse nuk bëjmë diçka.

Nuk mund të përballojmë që stigma të na heshtë, apo të ndalemi nga idetë e këqija që i portretojnë këto sëmundje si çëshje të dobësisë apo të dështimit moral. Hulumtimet tregojnë se ka një kthim të katërfishtë për çdo dollar të shpenzuar në depresion dhe angështi.

Ka ardhur vakti për të gjithë ne, kolektivisht, që t’i ndeshim shkaqet dhe simptomat e sëmundjeve mendore, dhe të ofrojmë kujdes për ata që vuajnë nga ajo gjë. Nuk duhet të jesh artist ndërkombëtar apo kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë [OBSH] për të bërë ndonjë ndryshim.

Të gjithë ne mund të ndihmojmë komunitetet që të kuptojnë, respektojnë dhe prioritetizojnë shëndetin mendor. Të gjithë ne mund të mësojmë se si t’iu ndihmojmë më të dashurve që kalojnë nëpër kohë të vështira. Dhe të gjithë ne mund të bëhemi pjesë e një lëvizjeje të re – përfshirë njerëzit që janë përballur edhe vet me këto sëëmundje – që t’i thërrasin qeveritë dhe industritë që t’i vendosin në majë të agjendave të tyre.

Që prej vitit 2013,  OBSH-ja ka punuar me vende të ndryshme për zbatimin e një plani veprues global në çështje të shëndetit mendor. Më herët gjatë këtij viti, OBSH-ja publikoi Atlasin e Shëndetit Mendor Global, e cila ofron të dhëna nga 177 vende në progres për arritjen e qëllimeve të planit.

Ne kemi marrë rrugë të ndryshme në jetë. Por, ne kemi parë të gjithë se si lidershipi politik, financimi, inovacioni dhe aktet individual të trimërisë dhe dashamirësisht mund të ndryshojnë botën. Është koha të bëjmë të njëjtën për shëndetin mendor. /The Guardian/Periskopi

Dr.Tedros Adahanom

Lady Gaga

Shpërndaje në: