6 vjeçari rrezikon jetën për të shpëtuar motrën e vogël nga sulmi brutal i qenit

6 vjeçari rrezikon jetën për të shpëtuar motrën e vogël nga sulmi brutal i qenit

Një djalë i vogël 6 vjeçar nga Uajomingu (Wyoming) po konsiderohet hero pasi familja po thotë që u plagos derisa po mbronte motrën e tij të vogël nga sulmi i qenit.

Brixhër Uokër (Bridger Walker) e vuri veten në rrezik pasi kërceu mu para qenit javën e kaluar, qen ky që po provonte t’ia hante motrën e vogël, sipas hallës së tij Nikki Walkerit.

Edhe pse u kafshua disa herë në faqe nga kafsha, djali ishte i aftë t’ia kapte dorën motrën dhe ta shpëtonte atë.

“Nëse dikush duhej të vdiste, ma merr mendja se duhej të vdisja unë,” i kishte thënë të hallës ai, shkruan NyPost, përkthen Periskopi.

Brixhërit – që shihet në fotografi me plagë të rënda në gojë, faqe të majtë dhe sy – duhej t’i bëheshin plot 90 qepje pas sulmit.

Halla e tij tha se djali po shërohej në shtëpi dhe se plagët po dukeshin shumë më mirë. /Periskopi

Shpërndaje në: