6 vjet burgim për 31-vjeçarin që dhunoi për shtatë ditë me radhë 13-vjeçaren nga Gjakova

6 vjet burgim për 31-vjeçarin që dhunoi për shtatë ditë me radhë 13-vjeçaren nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 6 vjet burgim 31-vjeçarin Egzon Krasniqi, i cili ka dhunuar një 13-vjeçare nga Gjakova

Lajmin për dënimin e të akuzuarit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Prek Kola.

I akuzuari në seancën fillestare e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

13-vjeçarja nga Gjakova, është dhunuar për shtatë ditë me radhë, nga 31-vjeçari Egzon Krasniqi nga fshati Treboviq i Pejës.

E mitura ishte shpallur e zhdukur, pasi familja nuk dinte gjë për fatin e saj. Pas një jave kërkime, ajo dhe i dyshuari u gjetën.

Egzon Krasniqi e kishte pritur të miturën në dalje të fshatit të saj, ku e kishte marrë me veturën e tipit “Ford Fiesta”.

Të dy kishin shkuar më pas në shtëpinë e Egzonit, por ky nuk do të ishte vendi ku ata do të qëndronin edhe gjatë ditëve tjera.

Express nga burime brenda policisë kishte mësuar se për t’u fshehur nga familjarët, Egzoni e kishte çuar 13-vjeçaren në lokacione të ndryshme. Kishin shkuar në shtëpinë e dhëndrit të tij e në një motel në Pejë, derisa gjatë gjithë kësaj kohe, 31-vjeçari e kishte detyruar vajzën 18 vjet më të re të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Për t’i humbur të gjitha gjurmët, ata u kthyen përsëri në shtëpinë e Egzonit.

Pas një jave kërkim nga familja, e mitura dhe 31-vjeçari u gjetën në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Vepra ishte rikualifikuar nga “Person i zhdukur” në “Dhunim”.

“Pas itnervistimit të palëve, vepra penale nga “Person i zhdukur” është rikualifikuar në “Dhunim”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, nën mbikëqyrje dhe bashkëpunim të afërt me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia.

Shpërndaje në: