60 mijë euro bast në kartonin e verdhë të Xhakës që po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli

Periskopi.com Sporti

Kartoni i verdhë i dyshimt i Granit Xhakës gjatë fitores 4-1 të Arsenalit ndaj Leeds United vitin e kaluar është duke u hetuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli.

Kjo është për shkak se baste të dyshimta me shuma të mëdha u vendosën pikërisht për kartonin që mori futbollisti shqiptar, përcjellë Periskopi.

Mesfushori i Topçinjve disa herë tentoi që me ndërhyrje ta fitonte atë karton dhe kështu erdhi një goditje dënimi gjë që provokoi durimin e gjyqtarit dhe ai u ndeshkua me karton të verdhë.

Siç zbulohet nga Daily Mail, veprimi i mesfushorit të Arsenalit “po hetohet në një komplot të dyshuar kriminal që përfshin mafien shqiptare dhe një ish-futbollist profesionist i cili është dënuar për trukim ndeshjesh”.

Rezulton se baste me vlerë mbi 60 mijë euro janë vënë për mesfushorin e Arsenalit që ai të merrte karton në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Historia thuhet se u ndez nga një hetim ndaj ish-futbollistit suedez-shqiptar Alban Jusufi, i cili u dënua në Suedi për përpjekjen për t’i paguar një portieri 182,000 paund për ta lënë të fitonte.

Xhaka është një lojtar që nijhet për temperamentin e tij dhe thuajse në çdo ndeshje ndëshkohet me karton.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Arsenali në lidhje me hetimin dhe nëse roli i lojtarit në skuadër për këtë sezon do të rrezikohet, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.