Policët që morën deodorantët e konfiskuar në aeroport nuk e pranojnë akuzën

Policët që morën deodorantët e konfiskuar në aeroport nuk e pranojnë akuzën

Kryemistri Rama fajësoi sot maturantët se nuk kanë fituar të drejtën e studimit në universitet për shkak të mesatares së ulët. I pranishëm në 65-vjetorin e themelimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Zoti Rama deklaroi:

“Na janë mërzitur ngelësat dhe na janë shqetësuar prindërit, një ankth i madh ka përfshirë shoqërinë se ata me mesatare 5,1 nuk marrin dot diplomë për tu bërë juristë, inxhinierë e profesorë.”

Ndërkohë dje, disa prej rektorëve të universiteteve kryesore në vend ngritën shqetësimin se në universitete ka ende kuota të paplotësuara, ndërkohë që ka shumë maturantë me mesatare të lartë që nuk kanë fituar të drejtën e studimit në asnjë degë.

Rektorët fajësuan procedurat shumë të gjata dhe konfuzionin që shkaktoi ligji i ri i arsimit të lartë.

Ata deklaruan se në degë shumë të preferuara më parë si farmacia, arkitektura apo në degë të ekonomikut, shkencave të natyrës e politeknikut ka ende kuota bosh.

Shumë maturantë duke pasur frikën se nuk do të fitonin degët e tyre të preferuara, nuk kanë pritur raundet pasardhëse, por janë regjistruar në alternativat e tjera që kanë fituar, ndoshta më pak të preferuara prej tyre. Të tjerë kanë zgjedhur regjistrimin në universitetet private.

Rektori i Fakultetit të Mjekësisë Arben Gjata u shpreh se:

“Një pjesë e studentëve duke pasur merakun se nuk do të fitonin, mund të kenë zgjedhur universitete alternative.”

Ndërsa rektori i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule tha formula që parashikonte ligji i ri nuk ishte korrekte ndaj maturantëve, ndaj në degët më të kërkuara të ekonomikut ka ende 63 kuota të lira.

“Në të gjithë botën pranimet bëhen nga universitetet. Ndërsa këtë radhë pranimet nuk i bënë universitetet sipas ligjit. … Procesi u unifikua dhe u fut një strukturë që i ka unifikuar dhe i ka centralizuar. Ne [universitetet] e humbëm kompetencën tonë në vendimarrjen për të përzgjedhur studentët dhe ata janë nën komandën e  një qendre jashtë kompetencës tonë. Kjo nuk është korrekte.”

Shpërndaje në: