Dortmund fiton, Reali dështon (Video)

Dortmund fiton, Reali dështon (Video)

Real Madridi nuk ka arritur që ta mposhtë Legia Warsaw në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka barazuar me rezultat prej 3:3 kundër Legia Warsaw në ndeshjen e zhvilluar në Polish Army.

Golat për madrilenët i shënuan Bale (‘1), Benzema (’35) dhe Kovacic (’85), ndërsa për polakët shënuan Ofoe (’40), Radovic (’58) dhe Moulin (’83).

https://www.youtube.com/watch?v=PXaZZV4lQBk

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi ka triumfuar ndaj Sporting CP në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Thomas Tuchel e ka mposhtur klubin portugez me rezultat minimal prej 1:0 pas golit të shënuar nga Ramos (’12).

Pas kësaj ndeshje, Dortmundi është lider me 10 pikë në grupin F, ndërsa Real Madridi është në vendin e dytë me 8 pikë. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=Q5f0c2OojAo

 

Shpërndaje në: