64-vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë dyshohet se ka kryer vetëvrasje

64-vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi 64-vjeçar mbrëmë te parku i qytetit në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku përgjegjës.

Kurse, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti në polici po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

Raporti i plotë:

HETIM I VDEKJES

Prishtinë, 12.09.2021 – NN. Është raportuar për një vetëvrasje, njësitë relevante policore dhe njësia e ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit nga ekipi i IML-së ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në: