65% të votave numërohen: LDK prin me 12 vota ndaj PDK-së në Dragash

65% të votave numërohen: LDK prin me 12 vota ndaj PDK-së në Dragash

Në komunën e Dragashit po zhvillohet një ndër garat më të ngushta në nivel vendi.

Aktualisht nga të dhënat e Komisionit Qendror Zgjedhor, është LDK që po prin me 2891 vota ose vetëm 12 më shumë se sa PDK-ja.

Bëhet fjalë për kandidatët Bexhet Xheladini dhe Shaban Shabani respektivisht.

Kaltrina Salihu nga Vetëvendosje ka marrë një numër të kënaqshëm të votave prej 1533, ose 18.44 për qind, përcjell Periskopi.

Numër shumë më të vogël votash kanë kandidatët e AAK dhe BKK. /Periskopi

Shpërndaje në: