Deklaratë e pa pritur nga Xherdani Shaqiri, për ndeshjen Bayern – Liverpool

Deklaratë e pa pritur nga Xherdani Shaqiri, për ndeshjen Bayern – Liverpool

Këtë mesjavë Liverpool dhe Bayern Munich do të përballen në Ligën e Kampionëve, derisa futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka qenë pjesë e Bayernit, kurse tani e “Të Kuqve”.

“Isha shumë i lumtur sepse doja të luaja kundër Bayern Munich, kundër ish-bashkëlojtarëve të mi dhe skuadrës sime të vjetër. Mezi pres për ndeshjen”, deklaroi Shaqiri.

“Ishte një kohë e mrekullueshme në Bayern. Dy vite e gjysmë aty dhe ne fituam shumë tituj, fituam Ligën e Kampionëve dhe kishim skuadrën më të mirë të Bayernit.

Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të fitonim kaq shumë tituj. Kam kujtime të mira atje dhe kurrë nuk do t’i harroj ata. Mezi pres të luajmë me ta dhe të tentojmë ta fitojmë ndeshjen me Liverpoolin”, theksoi Shaqiri.

Shpërndaje në: