5 këshilla për lëkurë të shëndetshme

5 këshilla për lëkurë të shëndetshme

Kujdesi ndaj lëkurës dhe kualiteti i shëndetshëm i jetës mund të ndihmojnë në vonimin e plakjes natyrale dhe parandalimin e problemeve të ndryshme të lëkurës.

Nëse dëshironi një lëkurë të shëndetshme atëherë filloni me këto pesë këshilla.

  1. Mbroni veten nga dielli

Një nga mënyrat më të rëndësishme për t’u kujdesur për lëkurën tuaj është mbrojtja nga dielli. Ekspozimi në diell mund të shkaktojë rrudha, pika të moshës dhe probleme të tjera të lëkurës – si dhe të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës.

  1. Mos pini duhan

Pirja e duhanit e bën lëkurën tuaj të duket më e vjetër dhe kontribuon në rrudha. Pirja e duhanit gjithashtu dëmton kolagjenin dhe elastin – fibrat që i japin forcë dhe elasticitet  lëkurës.  Po ashtu, pirja e duhanit rrit mundësinë për kancer të lëkurës. Nëse pini duhan, mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën tuaj atëherë është heqja dorë nga duhani.

  1. Trajtoni lëkurën tuaj me butësi

Pastrimi dhe ruajtja e lëkurës është shumë e rëndësishme. Për ta mbajtur lëkurën e butë atëherë duhet ta kufizoni kohën e dushit. Uji i nxehtë dhe dushet e gjata heqin vajrat nga lëkura. Kufizoni kohën tuaj të banjës ose dushit dhe përdorni ujë të ngrohtë  në vend të ujit të nxehtë.

Shmangni sapunët e fortë. Sapun i fortë dhe detergjentet mund të zhveshin vajin nga lëkura. Në vend të kësaj, zgjidhni pastrues të butë.

Pas larjes lyejeni butësisht lëkurën tuaj, ose fshini lëkurën e thatë me një peshqir në mënyrë që lagështia të mbetet në lëkurën tuaj.

Nëse lëkura juaj është e thatë, përdorni një krem që i përshtatet llojit të lëkurës për përdorim të përditshëm.

  1. Dietë të shëndetshme

Një dietë e shëndetshme mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më mirë, si dhe të keni një lëkurë të shëndetshme. Disa studime sugjerojnë se një dietë e pasur me vaj peshku ose shtesë të vajit të peshkut dhe të ulët në yndyrna jo të shëndetshme dhe karbohidratet e përpunuara ose të rafinuara mund të nxisin lëkurë më të re. Pirja e mjaftueshme e ujit ndihmon për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar.

  1. Menaxho stresin

Stresi i pakontrolluar mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe të shkaktojë akne në fytyrë dhe probleme të tjera të lëkurës. Disa studiues konsiderojnë se një nga faktorët e stresit është edhe pagjumësia. Kështu zgjedhja e duhur për ju është që të  merrni gjumë të mjaftueshëm, vendosni kufizime të arsyeshme, shkurtojeni listën tuaj të detyrave dhe bëni kohë për të bërë gjërat që ju pëlqejnë

Shpërndaje në: