Milaim Zeka – Xhavit Halitit: Ku po t’i han dreqi veshët veç mu po më ngon kur po flas (Video)

Milaim Zeka – Xhavit Halitit: Ku po t’i han dreqi veshët veç mu po më ngon kur po flas (Video)

Deputeti Milaim Zeka në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se presidenti Thaçi kurrë nuk do ta zhbllokojë situatën rreth KQZ’së.

Ai ka kritikuar kryesuesin e seancës, Xhavit Haliti se veç këtë po e dëgjon kur po flet.

Kjo pasiqë Xhavit Haliti është kthyer në seancë në momentin kur ka nisur të flasë Zeka dhe e ka ndërprerë në fjalë, duke i thënë ‘a po hyn në temë’.

“Kam pa plot deputetë sot duke pi kafe fiks në ora 10: 00 në sheshin e kryeqytetit. Kryesia e Kuvendit thirr seancë kur të don. Mos me kanë turpi para qytetarëve të Kosovës, unë vec isha ardhë edhe isha nënshkru kisha ecë në shpi. Sot ju thash gazetarëve pash zotin pse po vini në seanca, kthenu në shesh xhironi deputetët tuj pi kafe”, ka thënë Zeka, përcjell Periskopi.

Në këtë moment, ka ndërhyrë Haliti duke thënë ‘O Milaim hin në temë’.

“Qe çfarë fati kam kryesuesi gjithë veç mu më ngon çka po tham, po ku po t’i han dreqi veshtë veç mu po më ngon kur po flas”, ka thënë Zeka./Periskopi/

Video ne momentin kur merr fjalen Milaim Zeka!

https://www.facebook.com/981226585245257/videos/1010590785796914/

Shpërndaje në: