7.500 euro për super-këshilltarin, Miftaraj: Me hajna nuk bohet shteti

7.500 euro për super-këshilltarin, Miftaraj: Me hajna nuk bohet shteti

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas pubikimit të lajmit ekskluziv në Periskopi, lidhur me këshilltarin e angazhuar nga Ministria e Jashtme me pagë mujore prej 7500 euro apo 90.000 euro në vit,shkruan periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Miftaraj ka renditur se çka mund të ishte bërë me 90 mijë euro që Gani Jakupi i merr brenda vitit.

“Një banese në Prishtinë; Gati 1000 pensione të pleqërise; Një qytetar i këtij vendi ish shëru nga semundje e rende e skish pas nevoje me kerku lemoshe ne rrjete sociale”, ka shkruar Miftaraj.
Lexo edhe: https:https://www.periskopi.com/ekskluzive-donika-gervalla-dhe-ambasadori-agron-bajrami-angazhojne-keshilltar-me-rroge-7-500-euro-ne-muaj/

Postimi i tij i plotë:

90 mijë Euro:
●Një banese në Prishtinë
●Gati 1000 pensione të pleqërise
●Një qytetar i këtij vendi ish shëru nga semundje e rende e skish pas nevoje me kerku lemoshe ne rrjete sociale
Shoqeria kushton shtrenjte, ama kur e paguan me leke te shtetit, hajgare jane 90 mije Euro.
Me hajna nuk bohet shteti.

 

Shpërndaje në: