7+: Fiorentina mposht Milanin, Ibra shënon dy herë për pesë minuta

7+: Fiorentina mposht Milanin, Ibra shënon dy herë për pesë minuta

Fiorentina ka mposhtur bindshëm skuadrën e Milan.

Milan ka pësuar humbjen e parë në Serie A këtë edicion, duke u mposhtur 4:3 nga Fiorentina, shkruan Periskopi.

Duncan shënoi golin e parë në këtë ndeshje, në minutën e 15’. Epërsia u dyfishua në minutën e 45+1’, nga Saponara.

Vlahovic çoi shifrat në 3:0 në minutën e 60’, kurse Milanin përkohësisht e ktheu në lojë Ibrahimovic, me dy gola në minutat 62’ dhe 67’.

Por, Vlahovic theu shpresat e Milan, kur në minutën e 86’ shënoi për 4:2. Goli i fundit u shënua në aksionin e fundit dhe ishte autogol që çoi shifrat në 4:3.

Kështu, Milan numëron 32 pikë në pozitën e dytë, me humbjen e parë të këtij edicioni. Fiorentina shkon në 21 pikë për pozitën e gjashtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: