7 format për t’u ngrohur kur mbesni pa rrymë: Nga qirinjtë e deri te shishat me ujë

7 format për t’u ngrohur kur mbesni pa rrymë: Nga qirinjtë e deri te shishat me ujë

Kosovës po i troket në derë kriza energjetike, dhe qeveria po bën thirrje të përsëritura për kursim të rrymës. Por, cilat janë disa nga mënyrat më të mira për t’u ngrohur në këtë dimër pa përdorur fare rrymë?

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme tha se ishte ngrohur me batanije natën.

Por, përveç batanijes ekspertët japin edhe të tjera rekomandime që mund të ndihmojnë popullin, përcjell Periskopi.

  1. Bllokoni të çarat

Mund të mos e keni vërejtur, por nëpër dritare dhe në dyer mund të keni disa vrima nga ku hyn i ftohti. Bëni mirë që t’i shikoni me kujdes, dhe nëse ka të tilla çarje duhet t’i bllokoni ato me ndonjë trup të fortë.

  1. Vishuni mirë

Mos e merrni menjëherë bluzën e dimrit apo xhaketën e dimrit. Nëse keni maicë, kujdesuni që ajo të mbërrijë deri në fundshpinën tuaj dhe të jetë e mbërthyer për pjesën e poshtme, ku mund të keni pizhame. Po ashtu, edhe çorapet duhet t’i mbërtheni për pizhame [ose çkado që vishni në pjesën e poshtme].

Dorëzat po ashtu mund t’ju kryejnë punë, e edhe kapuçët nëse bën shumë shumë ftohtë.

  1. Përdorni qirinjtë

Shumë njerëz i përdorin qirinjtë për dritë dekorative dhe jo si burim të ngrohjes, por në fakt ata ofrojnë goxha ngrohtësi. Vendosini disa qirinj së bashku në tavolinë dhe do ta shihni se si do të nxeheni.

  1. Hapini perdet gjatë ditës, mbyllini gjatë natës

Besoj po e kuptoni. Çështja është të merrni sa më shumë nxehtësi nga drita e diellit që është e mundur.

  1. Bëni ushtrime

Çdokush e di se ushtrimet trupore e rrisin temperaturën e trupit në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

  1. Konsumoni pije të nxehta

Çaj, kafe, çokollatë të nxehtë, një pjatë supë do ta bëjnë trupin tuaj që të ndihet më nxehtë.

  1. Përdorni shisha të ujit

Nëse mund ta nxehni ujin me plin apo me ndonjë gjësend tjetër, do të ishte mirë që atë ujë të nxehtë ta derdhni nëpër shishe për t’ju siguruar nxehtësi për disa orë.

Shpërndaje në: