7 vjeçari ishte prezent kur i vranë babain me sopatë në Vlorë (Foto)
Një konflikt për një vijë uji ka përfunduar me një të vrarë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë, ku Dilaver Veshaj ka qëlluar më sëpatë në kokë kushëririn e tij, Arben Veshaj, duke e lenë të vdekur në vend.
Viktima, 37-vjeç, është gjetur i pajetë rreth 500 metra larg banesës së tij. Të dy kushërinjtë janë barinj dhe krimi ndodhi në prani të djalit 7-vjeçar të viktimës. Xhaxhai i tij rrëfen se Dilaver Veshaj në fillim e ka qëlluar me një pistoletë dhe më pas e ka goditur me sëpatën që mbante në dorë.



