70 vjeçari vret tre persona në një kishë në ShBA

70 vjeçari vret tre persona në një kishë në ShBA

Një burrë 70-vjeçar ka vrarë tre persona në një darkë të organizuar në kishë, në Alabama.

Policia tha se burri, i cili kishte ndjekur më parë shërbesën në kishën Episkopale të Shën Stefanit, nxori një pistoletë dhe qëlloi për vdekje tre nga pjesëmarrësit, njëri prej të cilëve vdiq në krahët e gruas së tij.

Incidenti në një periferi të pasur të Birminghamit habiti komunitetin lokal.

Rev Doug Carpenter, pastori i Shën Stefanit për tre dekada, tha se tre viktimat ishin anëtarë që merrnin pjesë në një darkë mujore në kishë.

Carpenter tha se një tjetër anëtar, një burrë rreth të 70-tave, kapi një karrige dhe goditi personin e armatosur, duke e ndaluar të qëllonte të pranishmit e tjerë.

Anëtarët e kishës e mbajtën të dyshuarin derisa mbërriti policia, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Të shtënat ndodhën pak më shumë se një muaj pasi një person u vra dhe pesë u plagosën kur një burrë hapi zjarr ndaj famullitarëve tajvanezë në një kishë në Kaliforninë Jugore.

Shpërndaje në: