73 vjeçari nga Prishtina terrorizon fqinjët e tij në Zvicër: Gruaja ime tajlandeze ka marrëdhënie seksuale me burra të tjerë

73 vjeçari nga Prishtina terrorizon fqinjët e tij në Zvicër: Gruaja ime tajlandeze ka marrëdhënie seksuale me burra të tjerë

Një 73 vjeçar nga Prishtina për muaj të tërë i ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht fqinjët e tij në një lagje të kryeqytetit të Zvicrës në Bernë.

Ai tanimë e ka marrë njoftimin për ta lëshuar banesën e tij por kjo vazhdimisht është injoruar.

Sipas raportimeve të gazetës “Berner Zeitung”, i moshuari nga Prishtina këto veprime i ka bërë që nga vera e vitit të kaluar.

Kjo u bë e ditur sipas një padie të bërë nga banorët lagjes.

73 vjeçari vazhdimisht e ka kërcënuar me jetë një grua duke i vendosur edhe ngjitëse në derë me fjalët ofenduese, “shtrigë” e cila ishte më e buta nga kërcënimet.

Banorët kur folën për gazetën treguan se në makinë ai mban një mbishkrim “Makrovi nga Prishtina”.

Po ashtu burri me prejardhje nga Prishtina ka vendosur në dyert edhe të fqinjëve të tjerë mesazhe si: “Gruaja ime Tajlandeze ka marrëdhënie seksuale me persona të tjerë”.

Ai ndër të tjera ka goditur edhe një fqinje duke i hyrë në banesën e saj dhe duke i vjedh djath “Greyer”, nga frigoriferi i saj, njofton Klan Kosova.

73 vjeçari nga Prishtina akuzohet edhe për vepra të tjera, por që atij do t’i kushtojnë 5 mijë e 800 franga apo 5 mijë e 280 euro e 88 cent.

Në raportimin lidhur me rastin thuhet se burri nga Prishtina ka probleme me alkool.

Gjykata më në fund miratoi kërkesën për dëbim, që do të thotë: “Nëse sërish nuk do të respektohet ky afat, policia do të intervenojë pë ta debuar të moshuarin nga banesa e tij”.

Shpërndaje në: