74-vjeçari vdiq në motelin e Gjilanit nga përdorimi i viagrës

74-vjeçari vdiq në motelin e Gjilanit nga përdorimi i viagrës

Dita e premte ishte fatale për një 74-vjeçar nga Gjilani. Ai u gjet i vdekur afër një moteli në qytet.

Burime të Insajderit, brenda Prokurorisë në Gjilan kanë thënë se 74-vjeçari kishte vdekur nga përdorimi i viagrës, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestar. Fillimisht i moshuari kishte dal në rrugë nga moteli ku është ishte alivanosur, ndërsa qytetarët kishin njoftuar policinë.

Nga Prokuroria e Gjilanit kanë njoftuar se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa trupi i pa jetë i 74-vjeçarit është dërguar për obduksion.

“Mënyra dhe rrethana në të cilën është gjetur i ndjeri, konsiderohen si vdekje e dyshimtë”.

 

 

 

 

Shpërndaje në: