8 fakte që njerëzit me çrregullim bipolar do të donin që të gjithë t’i kuptonin

8 fakte që njerëzit me çrregullim bipolar do të donin që të gjithë t’i kuptonin

Shumë shpesh dëgjoni se çrregullimi bipolar e bën një person të ndryshojë gjendjen shpirtërore ose personalitetin gjatë gjithë kohës. Por ky përshkrim është i pasaktë, përbuzës dhe stigmatizues.

Për shkak se shumë aspekte të çrregullimit bipolar janë keqkuptuar, ne intervistuam disa njerëz që jetojnë me një diagnozë në lidhje me përvojat e tyre, në mënyrë që të krijojmë një pasqyrë më të saktë të asaj që është në të vërtetë çrregullimi bipolar, si dhe faktet që këta njerëz do të donin që të gjithë të tjerët t’i dinin.

1. Njerëzit me çrregullim bipolar nuk përjetojnë gjithmonë simptoma.

Individët me çrregullim bipolar përjetojnë periudha të ndryshimeve ekstreme në nivelet e humorit dhe energjisë, por jo gjatë gjithë kohës.

2. Çrregullimi bipolar shpesh ngatërrohet me sëmundje të tjera.

Simptomat e lidhura me çrregullimin bipolar mund të jenë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera, përfshirë skizofreninë dhe depresionin, gjë që e bën çrregullimin bipolar të vështirë për t’u diagnostikuar klinikisht.

3. Jo të gjitha simptomat dhe modelet përshtaten me udhëzimet klinike për diagnostikimin e çrregullimit bipolar.

Një person me çrregullim bipolar duhet të paraqesë një numër të caktuar simptomash specifike për t’u konsideruar hipomanik ose depresiv.

4. Eshtë e vështirë të dalësh nga një gjendje e humorit

Nëse dikush është tashmë i diagnostikuar, nevojiten ilaçe për të trajtuar simptomat. Mbi të gjitha duhet mirëkuptimi i njerëzve të tjerë.

5. Çrregullimi bipolar është diçka që duhet të mësoni ta menaxhoni për gjithë pjesën tjetër të jetës tuaj.

Bipolariteti është një diagnozë e përjetshme që fillon zakonisht në fund të adoleshencës ose në fillim të viteve 20.

6. Njerëzit me bipolarë nuk janë “të çmendur” ose të rrezikshëm!

7. Mund të jetë e vështirë për dikë me çrregullim bipolar të flasë hapur në lidhje me të.

8. Ju mund të mbështetni dikë me çrregullim bipolar duke edukuar veten dhe duke kuptuar këto fakte.

Shpërndaje në: