8 të vdekur e 1 mijë e 658 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

8 të vdekur e 1 mijë e 658 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5.367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1.658 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2.005 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 795, pasuar nga Vlora me 76, Durrësi 66, Shkodra 60, Fieri 57 etj.

Janë 24.081 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tetë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Ballshi 59-vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 75-vjeç, një qytetar nga Elbasani 76-vjeç, një qytetar nga Lushnja 80-vjeç.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 248.070 raste pozitive me koronavirus, 220.684 janë shëruar, 24.081 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.305 pacientë.

Shpërndaje në: