8 të vdekur nga Covidi: Ky është seksi, mosha dhe komuna e tyre

8 të vdekur nga Covidi: Ky është seksi, mosha dhe komuna e tyre

Për 24 orët e fundit janë regjistruar plot 68 raste të infektimit me Covid-19 dhe plot tetë të vdekur.

Sipas të dhënave të detajuara nga IKShPK, del se dy nga tetë viktimat ishin nga kryeqyteti, Prishtina.

Nga një e kishin Peja, Gjakova, Obiliqi, Prizreni, Lipjani dhe Istogu, përcjell Periskopi.

Sa i përket seksit, katër janë meshkuj dhe katër tjerë janë femra.

Ndërkohë që, sa i përket moshës, asnjëri nuk është poshtë moshës 50 vjeçare.

Katër janë mes moshës 70 deri në 79. Tre janë mes moshës 60 deri në 69 dhe njëri është mes moshës 50 deri në 59. /Periskopi

Shpërndaje në: