8-vjeçari vozitë veturën 120kmh në magjistrale, tejkalon një kamion

Periskopi.com Fun

Një video që po qarkullon në rrjete sociale shfaq një 8-vjeçar duke vozitur një veturë me një shpejtësi prej 120kmh në një rrugë në Rumani.

Djaloshi mezi shihet mbi timonin e veturës, por nxitet për të vozitur nga dy të rritur që janë në veturë. Në video ai shihet duke tejkaluar një kamion me shpejtësi, teksa dy të rriturit në veturë, të cilët mendohet se janë prindërit e tij, dëgjohen duke qeshur, transmeton Lajmi.net.

Videoja u filmua në një magjistrale në Luginën Sibiu, në zonën Transylvania të Rumanisë.

Shikoni videon:

Shpërndaje në: