83-vjeçari rrah gruan e tij 72-vjeçe në Shtime, policia e arreston

83-vjeçari rrah gruan e tij 72-vjeçe në Shtime, policia e arreston

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se, në rr. ‘‘Komandant Kumanova’’ në Shtime është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) i moshës 83 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet S.A ( F/K) e moshës 72 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Shpërndaje në: