90 minuta në telefon me Putinin, Scholz tregon kërkesën e prerë që ia bëri presidentit rus

90 minuta në telefon me Putinin, Scholz tregon kërkesën e prerë që ia bëri presidentit rus

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka njoftuar se sot ka zhvilluar një telefonatë 90-minutëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Scholz, gjatë bisedës, nga Putini ka kërkuar që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe t’ia njoh asaj sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Telefonatë 90-minutëshe me Putinin: Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukrainë dhe ta njoh sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar kancelari gjerman.

Scholz ka shtuar se një zgjidhje diplomatike duket vështirë e arritshme.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 25 shkurt. Përkundër humbjeve të mëdha të forcave ruse javëve të fundit, Moska insiston në vazhdimin e luftës dhe nuk jep sinjale për përfundimin e saj.

Shpërndaje në: