95% e ushqimeve të fëmijëve përmbajnë lëndë helmuese që dëmtojnë trurin

95% e ushqimeve të fëmijëve përmbajnë lëndë helmuese që dëmtojnë trurin

Sipas një studimi amerikan në 95% të produkteve ushqimore për fëmijë ka substanca toksike që dëmtojnë zhvillimin e trurit të fëmijëve.

Pas disa testeve të kryera mbi ushqimin e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, doli që rreth 95% e ushqimeve për fëmijë të analizuara përmbajnë metale toksike (përfshirë arsenikun dhe plumbin) që mund të dëmtojnë IQ-në e fëmijëve.

Rezultatet shqetësuese

Raporti analizoi 168 ushqime për fëmijë nga prodhuesit kryesorë amerikanë, duke kërkuar katër elemente specifike: arsenikun, kadmiumin, plumbin dhe merkurin. Rezultatet treguan se një në katër prej produkteve të testuara të ushqimit për fëmijë përmbanin të gjitha metalet në fjalë dhe vetëm nëntë nga 168 nuk i përmbajnë ato fare. 95% përmbajnë plumb, 73% arsenik, 75%  kadmium dhe 32% përmbajnë mërkur.

Pasojat në tru

Hulumtimi, i kryer në një seri ushqimesh si për bebet ashtu edhe për fëmijët, ka treguar praninë e shumë metaleve të rëndë jashtëzakonisht të rrezikshëm: konkretisht ato favorizojnë praninë e neurotoksinave, të cilat komprometojnë zhvillimin e trurit. Truri i fëmijëve, në të vërtetë, po zhvillohet dhe këta elementë, edhe nëse janë të pranishëm në pjesë të vogla në ushqimin për fëmijë, mund të komprometojnë IQ.

Ushqimet më të rrezikshme

Ndër ushqimet e homogjenizuara që paraqesin rrezikun më të madh të ekspozimit ndaj metaleve të rënda ishin ato të bazuara në oriz për shkak të përqendrimit të lartë të arsenikut, karrotave, patateve të ëmbla dhe lëngjeve të frutave. Në veçanti për foshnjat dhe fëmijët, ushqimi i të cilave është baza e një zhvillimi të shëndetshëm, asimilimi i metaleve të rënda si arseniku dhe plumbi, jo vetëm që mund të rrezikojë zhvillimin e funksioneve të trurit dhe sistemit nervor, por edhe dëmtojnë zhvillimin e organeve të tjera.

Rezultatet e hetimit aktual konfirmojnë ato të një studimi të mëparshëm nga Organizata e Ushqimit dhe Barnave që kishin gjetur një ose më shumë të njëjtat metale në 33 nga 39 llojet e ushqimit për fëmijë të marra më pas në konsideratë.

Shpërndaje në: