“99.9% gjasat që Finlanda të hy në NATO”

“99.9% gjasat që Finlanda të hy në NATO”

Finlanda me 99.9% do t’i bashkohet NATO-s, ka thënë për BBC-në, ish-kryeministri i vendit, Alexander Stubb, përcjell Periskopi.

Stubb, që ishte kryeministër në vitet 2014-2015, ka thënë se presidenti finlandez do ta bëj publike synimin për anëtarësim nesër, që do të pasohet nga një njoftim nga qeveria gjatë vikendit dhe pastaj nga një deklaratë e përbashkët nga Finlanda dhe Suedia në javën e ardhshme.

Ai tha se ka mbështetje të jashtëzakonshme ndaj Finlandës për t’iu bashkuar aleancës, duke iu referuar një sondazhi të së martës ku u tha se 76% janë ‘për’ dhe 12% janë ‘kundër’- një luhatje e madhe e numrave që para pushtimit të Ukrainës.

“Personi i vetëm që ne mendojmë është Putin. Ai është arsye se pse ne po bashkohemi”.

Tutje, ai tha se Finlanda nuk është fare e brengosur nga kërcënimi rus për një “përgjigje teknike ushtarake” nëse vendi anëtarësohet në NATO.

“Ata gjithmonë sillen njejtë”, duke shtuar se retorikë e njejtë ishte edhe kur Islanda, Danimarka dhe Norvgjia ishin bërë pjesë e aleancës.

Ai paralajmëroi se gjatë procesit të aplikimit- deri sa të hynë në fuqi garancioni i sigurisë nga NATO- mund të ketë shatazhe ruse, sulme kibernetike dhe dezinformata. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: