Kurteshi : Pak buxhet është ndarë për arsimin
Sipas tij prioritetet e Ministrisë së Arsimit në nivel kombëtar për vitin 2017 janë të mëdha, por buxheti është i pamjaftueshëm dhe duhet rritur.
“Këto tregojnë se arsimi do të vazhdojë duke u degraduar për shkak të keqmenaxhimit dhe keqtrajtimit. Në vitin 2017 do të ndërtohen vetëm 12 shkolla, kurse 40 shkolla pritet të shemben në çdo moment”, tha Kurteshi .
Po ashtu sipas tij, në shumë shkolla vijojnë mësimin në tri ndërrim. Për kategorinë ë pagave dhe mëditje janë shpenzuar 35 përqind në 2016, kurse për vitin 2017 do të shpenzohen 39 përqind.



