Pas 10 vjetësh mësimi fillon me tekste të rishkruara
Ai ka thënë se SBASHK-u është partnere e rëndësishme e Ministrisë dhe ka treguar se me të kanë biseduar për kërkesat e saj.
Në këtë intervistë Bajrami ka folur edhe për institucionet publike të arsimit të lartë, për të cilat thotë se kanë realizuar me sukses proceset e brendshme zgjedhore.
Ai ka thënë se trendi i ndryshimeve pozitive vërehet dukshëm në institucionet publike të arsimit të lartë.
Bajrami ka bërë me dije se pas disa ditësh do të dorëzohet në Qeveri për shqyrtim dhe miratim plani strategjik për arsim 2016-2021.



