A bartet koronavirusi përmes porosive në Aliexpress?

A bartet koronavirusi përmes porosive në Aliexpress?

Koronavirusi është virusi që për momentin, po “terrorizon” një pjesë të madhe të botës. Përhapja e tij thonë mediet e huaja se është e madhe ndërsa deri tash janë raportuar mbi 70 persona të vdekur.

Ky virus ka prekur më së shumti Kinën, vendin ku edhe operon kompania e njohur për blerje online “AliExpress”. Ekspertët kanë shprehur shqetësim se a mund Koronavirus të transmetohet përmes blerjeve online.

Përgjigjja e mjekëve është jo. Ata thonë sepse duke ditur që porositë e AliExpress marrin disa javë për të shkuar në destinacion, virusi nuk mund të ‘jetojë’ aq gjatë

Gjithashtu, mjekët kanë theksuar se nëse porositë nga Aliexpress, paguhen më shumë për një dërgim më të shpejtë, ekziston rreziku i infektimit të klientit me koronavirus.

Kohëzgjatja e mbijetesës së virusit varet nga kushtet ku qëndron, nëse është e lagësht, e errët, mund ta gjej vetën sepse më lehtë mbijeton në plastikë sesa në metal.

Shpërndaje në: