A bëni seks me sy të hapur apo mbyllur?

A bëni seks me sy të hapur apo mbyllur?

A bëni seks me sy mbyllur? A e keni pyetur ndonjëherë veten pse?

Edhe pse kjo mund të duket si një mënyrë për të rritur romancën kur jemi në një lidhje gjatë momenteve intime, sipas Mia Sabat, terapiste seksi e certifikuar, ka thënë se mbyllja e syve është në fakt një mënyrë që t’i bëjmë ato takime më të këndshme fizikisht.

“Ne në fakt mbyllim sytë gjatë seksit për të ndihmuar trurin tonë të përqendrohet në stimulimin e këndshëm dhe fizik që po përjetojmë në atë moment. Shumica prej nesh ndihen më të lidhur me kënaqësinë kur sytë janë të mbyllur – kjo ndodh sepse truri ynë përpunon stimulimin fizik më mirë kur ata mund të përqendrohen në prekje, pa u shpërqendruar nga shqisat tona të tjera”, tha Sabat.

Hulumtimi në fakt ka gjetur se puthja ose kryerja e marrëdhënieve seksuale bëhet më e këndshme kur sytë janë të mbyllur, pasi këto lloj veprimesh kërkojnë një ndjenjë prekjeje të ‘optimizuar’.

Sidoqoftë, Sabat ka thënë se nuk ka të bëjë vetëm me stimulimin fizik. Ajo thotë se në disa raste, njerëzit mund të mbyllin sytë gjatë seksit sepse ndihen në siklet ose kanë turp nga pamja e tyre. Njerëzit e tjerë mund ta bëjnë këtë sepse të kesh mbyllur sytë ndihmon në rritjen e imagjinatës së tyre, kështu që ata me të vërtetë mund të hyjnë në një botë fantazie siç janë me partnerin e tyre, shkruan medium.com

Shpërndaje në: