A do ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Thaçi

A do ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Thaçi

Hashim Thaçi është i ftuar në Open në Top Channel ku me anë të një lidhje skype foli për krizën politike në Kosovë. Thaçi tha në Open se do zbatojë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

I kënë dhënë mandatarin për formimin e qeverisë Albin Kurtit, deri kur do ta prisni?- e pyeti Eni Vasili.

“Presindeti i Kosovës do të zbatojë në përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit.Kryeministri Albin Kurti është rrëzuar me 85 vota. Pra janë 2/3 e Kuvendit që kanë votuar kundër Kurtit. Kurti kërkon zgjedhje por janë 90 deputetë kundër tij. I kam ftuar të gjithë anëtarët e partive dhe më kanë shprehur se janë të gatshëm për të krijuar një qeveri të re dhe të mos shkojnë në zgjedhje”- tha Thaçi.

Shpërndaje në: