A do ta marrë parasysh Kurti mosrekomandimin e asnjërit kandidat nga britanikët për Kryekadastër?

A do ta marrë parasysh Kurti mosrekomandimin e asnjërit kandidat nga britanikët për Kryekadastër?

Për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Kadastrës së Kosovës, në garë sipas listës së ngushtë janë tre veta, dy prej tyre njerëz të Vetëvendosjes. Periskopi javën e kaluar ka hulumtuar gjithë procesin, ku ndër të tjerash figuron fakti që Ambasada Britanike, si mbikëqyrëse e procesit të përzgjedhjes së pozitave publike, nuk ka rekomanduar si të denjë as Çmegën, as Kelmendin e as Maliqin.

Lexo edhe: https://www.periskopi.com/vv-drejt-kapjes-se-radhes-dy-njerez-te-saj-ne-listen-e-ngushte-per-kryekadaster-te-shtetit-dok/

Mbikëqyrësit e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve në pozita të larta drejtuese, pra komisioni i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë,  kanë publikuar raportin e tyre të pavarur, përmes së cilit nuk rekomandojnë asnjërin nga tre kandidatët e vlerësuar me pikët më të larta për kryekadastër të shtetit.

Rezultatet e këtij raporti janë shpallur të enjten e kaluar, pas intervistimit të datave 15-16 nëntor të Suad Çmegës, Nora Kelmendit,  e Edon Maliqit, këta të dy pjesë e partisë në pushtet.

A do ta marrë parasysh Kurti këtë vlerësim të britanikëve?

Kryeministri Albin Kurti të martën, në konferencën vjetore të organizuar nga Ambasada Britanike ka theksuar se ’Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e reformave të planifikuara në programin e Qeverisë sonë. Është besim e qëndrim i yni se një administratë publike besnike ndaj shtetit, e ndershme, e shkolluar dhe e përgatitur, me efikasitet më të lartë është parakusht për politika të përmbushura zhvillimore’’.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij ka theksuar se  “Reformimi i Administratës Publike është dhe parakusht për hapat avancues të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar që reforma dhe rrjedhimisht administrata që po ndërtojmë të jenë të bazuara mbi disa parime që respektohen gjerësisht nga vendet demokratike dhe të zhvilluara”./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: