A do ta vizitojë kryeministri Hoti nesër familjen Rugova?

A do ta vizitojë kryeministri Hoti nesër familjen Rugova?

Periskopi merr vesh nga burime brenda LDK-së se kryeministri Avdullah Hoti, nesër do ta nisë detyrën me homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Por, të njëjtat burime, thonë se Hoti ka refuzuar ta shkojë për vizitë në Familjen Rugova, ashtu sic kanë bërë disa nga parardhësit e tij…

Kryeministri Avdullah Hoti nesër do ta nisë punën në orën 9 të mëngjesit, sic ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, e cila ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë aktivitet.

Periskopi merr vesh se një nga aktivitetet e para të z.Hoti si kryeministër, do të jenë homazhet te varri i ish-presidentit Rugova. Mirëpo, Hoti nuk do ta vizitojë edhe Familjen Rugova, një aktivitet që e kanë bërë disa paraardhësit e tij, derisa arsyet e refuzimit të tij për një vizitë të tillë, nuk dihen.

Avdullah Hoti u zgjodh sot kryeministër i Kosovës me 61 vota.

Shpërndaje në: