A do të bëjë koalicion PDK në garën e VV-LDK në Prishtinë? – Ja çfarë thotë Çitaku

A do të bëjë koalicion PDK në garën e VV-LDK në Prishtinë? – Ja çfarë thotë Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka treguar nëse do të ketë koalicione me partitë tjera nëpër komuna për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Çitaku ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim për koalicione me partitë tjera, përcjell Periskopi.

“Nuk kemi marrë ende asnjë vendim. Komunat e ndryshme kanë specifika të ndryshme. Në disa komuna karakteri lokal është shumë më I fuqishëm se në disa komuna tjera” tha Çitaku.

E pyetur nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti në garën e Prishtinës mes VV-LDK, ajo përgjigjet kështu;

“Unë nuk do isha korrekte nëse do jepja një përgjigje po ose jo për Prishtinën. Nuk e kemi menduar ende çështjen e koalicioneve. Koalicionet do të bëhen me disa analiza më të gjera. Megjithatë ne do ulemi e do diskutojmë si kryesi pashmangshëm do bisedojmë me kandidatët”, ka thënë Çitaku./Periskopi/

Shpërndaje në: